Gruaja e Rugovës me pagë dhe shofer, nënës së dëshmorit nga Drenasi i ndalet pensioni për faturat e rrymës

Gruaja e Rugovës me pagë dhe shofer, nënës së dëshmorit nga Drenasi i ndalet pensioni për faturat e rrymës

1 mijë euro në muajt, veturë e shoferë. Gjitha këto benificone do t’i ketë gruaja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Një gjë e tillë u vendos në mbledhjen e fundit të qeverisë që u mbajt të martën.

Por këto nuk janë benificionet e vetme që familja Rugova i përfiton nga shteti.

57 mijë euro për 12 punonjës të rezidencës Rugova dhe peleti i paguar për gjithë sezonin dimëror në vlerë të 9 mijë e 500 eurove. Këto kanë qenë vetëm disa nga përfitimet e familjes Rugova deri më tani,  shkruan Gazeta Insajderi.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit që znj. Fana Rugova, bashkëshorte e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, t’i lejohet transfer i mjeteve financiare në muaj në vlerë prej 1 mijë euro neto, automjet dhe një drejtues automjeti”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Përfitimi i familjes Rugova, nga shteti ishte shtuar në vazhdimësi nga shteti i Kosovës. Sapo koha kishte filluar të ftohet, familjes Rugova i ishte paguar peleti për ngrohje.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit kishte paguar 9 mijë e 500 euro për ngrohjen e familjes Rugova.

“MKRS kishte nënshkruar kontratë në vlerë 9,560€ për ‘Furnizim me lëndë djegëse-pelet për Rezidencën Ibrahim Rugova’. Malli dhe fatura janë pranuar në vlerë totale, mirëpo në mungesë të mjeteve ishin paguar vetëm 1,510 euro”, thuhet në raportin e auditimit për MKRS-në.

Jo 1 mijë euro, por as pension nuk po arrin të merr një e moshuar nga qyteti i Drenasit.

Shaha Haziri përkundër se edhe djalin edhe burrin e ka dëshmorë të luftës së fundit në Kosovë, po i duhet të ballafaqohet edhe me problemin e sigurimit të mbijetesës.

Ajo nuk po arrin ta shlyejë borxhin për rrymën e shpenzuar.

Për këtë, Kompania për Furizimin me Energji Elektrike e ka dërguar lëndën me borxhin e saj te përmbaruesi privat .

75 vjeçarja, ditën kur kishte shkuar ta marrë pensionin si familjare e dëshmorit, e kishte kuptuar që nuk mund ta marr atë pasi i është ndalur për pagesën e energjisë elektrike.

“Ma ka ndalë pensionin për shkak të rrymës. Nuk e ke paguar rrymën asnjëherë më kanë thënë. Iu thash se nuk e kam paguar sepse më kanë thënë se e kam pa pare. Kur më kanë prurë letrën e kam paguar. Në fillim kam paguar 50 euro, pastaj 30 apo 40 ashtu si kam pasë”, tregon Shaha Haziri për RTV Dukagjini.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se rasti nuk figuron si rast social apo përfitues si familje dëshmori në listën që e dërgon çdo vit Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

RTV Dukagjini ka kontaktuar me përmbaruesin që është caktuar nga Gjykata Themelore, për ta konfirmuar këtë lëndë.

“Ne nuk kemi qasje për ta parë se cilës kategori i përket personi. Na është dhënë urdhër që t’i ndalen mjetet, kjo pasi Banka Qendrore nuk na lejon të shohim se çfarë të ardhurash ka”, ka thënë përmbaruesi. /Insajderi.com

Shaha Haziri, nënë dhe grua e dëshmorit, jeton e vetme!

Shaha Haziri, nënë dhe grua e dëshmorit, jeton e vetme!

Posted by DossierD – RTV Dukagjini on Wednesday, 5 December 2018