Gruaja e Sandokanit – Marigona Gecit: Fillo zbardhjet e vrasjeve nga babai yt kriminel

Gruaja e Sandokanit – Marigona Gecit: Fillo zbardhjet e vrasjeve nga babai yt kriminel

Bashkëshortja e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Rexha (i njohur në luftë si Sandokani), Sanije Rexha, ka kërkuar nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, që të kërkojë hetimin e vrasjeve në Kosovë nisur nga babai i saj, Gani Geci, njofton Insajderi.

Sanije Rexha e ka quajtur Gani Gecin vrasës serik të çlirimtarëve, tradhtar të kombit, kidnapues, intrigant e kriminel.

“Ku po jetojmë? Vajza e vrasesit serik të çlirimtareve , tradhtarit te kombit, Gani Gecit, Marigona Geci paska kerkuar hetim për vrasjet në Kosovê. Moj e mjerë, fillo nga babai yt tradhtar, kindapues,vrases, intrigant, kriminel e shkuar krimineli !”, ka shkruar në profilin e saj në Facebook, Sanije Rexha.

Deputetja Marigona Geci, të premtën në seancën e Kuvendit, foli për vrasjet duke përmendur këtë si arsyetim për tërheqjen e nënshkrimit të saj nga iniciativa e Partisë Demokratike të Kosovës, për mbështetjen e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Kam disa arsye të cilat tani do t’i përmend. Ju vuajtjet tona para disa ditësh na i kemi marr si dobësi dhe si ligësi, por tani do t’ju tregoj se as nuk jemi të dobët dhe as të ligë. Nënshkrimin tim e kam tërhequr nga iniciativa e PDK-se sepse edhe më herët kam pasur informacione, por tani ani e di saktë nga një aktakuzë publike se kryetari dhe ish-kryetari i partisë suaj janë të dyshuar për vrasjet politike në Kosovën e pas luftës”, tha ajo. “Mua po më duket se ju keni menduar se n e si familjarë të viktimave të dhunës politike që kanë ndodhru në Kosovë pas l;uftës nuk kemi guxim të flasim të vërtetën”. /Insajderi.com