
Gruaja e njërit nga të arrestuarve në aksionin e 24 shkurtit në Ministrinë e Bujqësisë ka mohuar se paratë e gjetura në shtëpinë e tyre janë të ryshfetit.
Luan Statovci i arrestuar të mërkurën është drejtor për Pagesa direkte në Ministrinë e Bujqësisë.
Gruaja e tij po ashtu punon në institucionin e njëjtë.
Por, ajo ka mohuar çdo pretendim për të cilin akuzohet bashkëshorti i saj.
Tha për Klan Kosovën se paratë janë grumbulluar nga bizneset që kanë në Prishtinë. /Insajderi.com