Gruaja që vdiq në vendin e punës në Fushë Kosovë, ishte police

Gruaja që vdiq në vendin e punës në Fushë Kosovë, ishte police

Punonjësja e Policisë së Kosovës, S.J, rreth 60-vjeçare, ka vdekur të enjten rreth orës 10:00 në vendin e punës, në stacionin policor në Fushë Kosovë, shkruan Insajderi.

E ndjera kishte qenë e punësuar si staf civil.Asaj fillimisht i ishte keqësuar gjendja shëndetësore e më pas kishte humbur edhe vetëdijen.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se trupi i saj është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ka qenë në orar të punës, të njëjtës i është keqësuar gjendja shëndetësore e cila ka mbetur pa vetëdije. Ekipi mjekësor kanë dalur në vendin ngjarje edhe është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com