
Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar në polici se një person e ka detyruar të përdorë lëndë narkotike, njofton Insajderi.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 17:00.
Rasti është hapur si “Intoksikim i personit tjetër me narkotikë”.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të përdor lëndë narkotike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com