Një grua rrah bashkëshortin e saj në Obiliq

Gruaja rrah bashkëshortin e saj në Obiliq

Gruaja rrah bashkëshortin e saj në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të hënën një grua e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, në fshatin Plemetin të Obiliqit, përcjell Insajderi.

Sipas policisë, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Plemetin, Obiliq 26.04.2021-22:06. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë./Insajderi.com