Gruaja rrah burrin me kabllo

Gruaja rrah burrin me kabllo

Një burrë është ankuar se është sulmuar me kabllo nga gruaja e tij.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë rreth orës 09:10, njofton Insajderi.

Sipas raportit të Policisë sulmi i gruas mbi burrin e saj kishte ardhur pas një mosmarrëveshje.

“Fushë Kosovë 30.11.2020 – 09:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një kabllo. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt’. /Insajderi.com