Gruaja shtatzënë shërohet nga koronavirusi

Gruaja shtatzënë shërohet nga koronavirusi

Ditën e sotme numri i personave të infetkuar me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 446 pasi 13 persona rezultuan pozitivë në 24 orët e fundit.

Sot u bë me dije se nuk ka asnjë grua shtatzënë të infektuar me koronavirus në Shqipëri dhe kjo me të drejtë pasi pacientja e vetme shtatzënë që u konfirmua me koronavirus tashmë është shëruar.

Në një komunikim për mediat, Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik pas publikimit të rasteve të përditësimit me koronavirus në vendin tonë ka theksuar se një grua shtatzënë që ishte prekur me koronavirus është shëruar.

Momentalisht nuk kemi gra shtatzëna të konfirmuara, kemi pasur një rast, por që tani paraqitet e shëruar.
Ajo ka njoftuar gjithashtu se ka 48 mjekë dhe infermierë të infektuar me koronavirus në Shqipëri momentalisht.