Gruaja sulmon bashkëshortin, e bën për spital

Gruaja sulmon bashkëshortin, e bën për spital

Një grua është arrestuar pasi që dyshohet se ka sulmuar bashkëshortin e saj në Prizren.

Sipas Policisë së Kosovës viktima pas lëndimeve të marra ka pranuar trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ku kanë konfiskuar një mjet të mprehtë, i cili dyshohet se ishte përdorur në rast.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.