Gruaja tenton t’i dërgojë marihuanë bashkëshortit në burg – policia e arreston

Gruaja tenton t’i dërgojë marihuanë bashkëshortit në burg – policia e arreston

Një grua është arrestuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, e cila kishte shkuar për të vizituar bashkëshortin e saj dhe tentoi t’i dërgojë një qese të vogël me marihuanë, njofton Insajderi.

Sipas policisë, gjatë kontrollimit të sendeve te sjella nga e dyshuara për bashkëshortin e saj, në gjepin e një pale pantallonave është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshe 0.2 gram. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit , ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com