Qeveria e Hungarisë ka konfirmuar të mërkurën pasdite se ka pranuar kërkesën për azil nga i ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, i dënuar me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës.
“Ish kryeministri i Maqedonisë ka dhënë një deklaratë lidhur me qëllimin e tij për të paraqitur kërkesë për statusin e refugjatit në Hungari. Duke marr parasysh se ai është ish kryeministri i vendit të tij për më shumë se dhjetë vjet, për arsye të sigurisë autoritet hungareze i kanë lejuar Gruevskin të paraqes kërkesë për azil në zyrën për imigrim dhe azil në Budapest. Zyra për imigrim dhe azil do të zbatojë procedurën për vlerësimin e azilit në përputhje me të drejtën hungareze edhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit Viktor Orban.
Sipas mediave maqedonase që transmetojnë komunikatën thuhet se “qeveria maqedonase është partnere e Hungarisë në raportet ndërkombëtare dhe në asnjë rast Hungaria nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të shteteve sovrane. Kërksën për azil të ish kryeministrit maqedon thjesht e vlerësojnë si legale”.
Nga kabineti i kryeministrit hungarez kanë thënë se në bazuar në ligjet në fuqi nuk do të japin informacione lidhur me procedurën për azil të Gruevskit para përfundimit të procedurës.
Autoritetet hungareze duhet që më së voni për 15 ditë të vendosin lidhur me kërkesën e Gruevskit ndërsa për realizimin e të drejtës për azil nevojitet deri në 90 ditë. Hungaria mund të vendos të miratoj për kërkesën për azil nga 1 deri më 5 vjet më mundësi të vazhdimit të qëndrimit të Gruevskit në këtë shtet.
Por, partitë opozitare në Hungari i kanë kërkuar qeverisë të mos pranoj kërkesën e Gruevskit dhe të njëjtin sa më parë ta ekstradojë në Maqedoni
Partia nacionaliste hungareze “Jobbik” si dhe disa parti tjera të majta e kanë cilësuar rastin si “skandal të paparë”, duke theksuar se Gruevski është “kriminel i kërkuar” nga një vend ku nuk ka luftë dhe se ai nuk është i përndjekur mbi baza fetare apo politike.
Qeveria e Maqedonisë ka bërë të ditur se ka nisur procedurat për paraqitjen e kërkesës për ekstradim duke besuar se Hungaria i Bashkimit Evropian, nuk do të shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe se “nuk duhet të mbrojë një kriminel i cili i ka shkaktuar dëm shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë”.
Për arratisjen e ish kryeministrit, Nikolla Gruevskit partitë opozitare në Maqedoni, në veçanti ato shqiptare kanë akuzuar qeverinë.
“Vazhdon teatri që u servua në opinion javën e kaluar, ndërsa tani vazhdon akti i dytë. Po ndodh ajo që ne e kemi paralajmëruar disa herë si parti, kapja e gjyqësorit nga LSDM sikur e bëri VMRODPMNE-ja, për këtë arsye kërkojmë dorëheqjen e qeverisë dhe formim të qeverisë ekspertësh, e cila do të mundësojë reforma në gjyqësi dhe zbardhje të këtyre skandaleve”, ka deklaruar kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela.
Në mbrëmje vonë para qeverisë në Shkup është mbajtur edhe një protestë nga disa aktivist të cilët po ashtu kanë kërkuar përgjegjësi nga qeveria lidhur me arratisjen e Gruevskit, por edhe paraburgosjen e të gjithë ish zyrtarëve që akuzohen për vepra penale, për të pamundësuar arratisjen e tyre ngjashëm sikur edhe Nikolla Gruevsk