Gruevski në foto me personin që përgjaku Parlamentin

Gruevski në foto me personin që përgjaku Parlamentin

Parlamenti i Maqedonisë mbrëmë u përgjak dhe u vandalizua kur disa persona që dyshohet të jenë të afërt me partinë VMRO-DPMNE, hynë në ndërtesë dhe sulmuan duke e gjakosur në kokë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa lënduan rëndë deputetin shqiptar, Ziadin Sela.

E gjithë kjo ndodhi pasi shumica parlamentare zgjodhi për kryetar të Kuvendit deputetin shqiptar të BDI-së, Talat Xhaferi, shkruan Gazeta Metro.

Një nga udhëheqësit e këtij grupi ishte edhe një person që kishte të veshur një bluzë të zezë me shenja neo-ustashe në të.

Në rrjetet sociale, tani janë postuar fotografi ku shihet ky person i shoqëruar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski.

Ky person i cili bashkë me grupin e tij, disa të maskuar, janë pjesë e një organizate ekstremiste, që dyshohet se është e afërt me Gruevskin, i cili bashkë me presidentin George Ivanov, po pengojnë koalicionin e partive shqiptare me LSDM-në e Zoran Zaevit, koalicion i cili u premton shqiptarëve avancim të drejtash, sidomos në aspektin e përdorimit të gjuhës shqipe.