![Gruevski: Pushteti po i arreston ata që kundërshtuan Platformën e Tiranës](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/09/Gruevski-730x439.jpg)
Pushteti aktual po i lë të lirë kriminelët e vërtetë dhe po arreston ata të cilët kundërshtuan Platformën e Tiranës.
Kështu ka thënë në një konferencë për media kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili ka kërkuar liri për 3 deputetët e tij dhe ish-drejtorin e Byrosë për Siguri Publike.
Gruevski ka kërkuar që ky proces të ndërpritet nga pushteti i Zoran Zaev.
Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, për zgjedhjen e të cilit në krye të këtij institucioni ishin shkaktuar trazirat më 27 prill, ka thënë se duhet të respektohen të gjitha procedurat e prokurorisë.