Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, sot ka deklaruar se duhet të vërtetohet se nëse Gruevski është jashtë shtetit, dhe nëse bëhet" />

Gruevski u lajmërua nga Hungaria, reagon Zaev

Gruevski u lajmërua nga Hungaria, reagon Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, sot ka deklaruar se duhet të vërtetohet se nëse Gruevski është jashtë shtetit, dhe nëse bëhet fjalë për arrati.

“Policia nuk ka pasur asnjë të drejtës të që pa urdhëresë ta ndërpresë lirinë e Gruevskit, as që ti afrohet, ta ndjek apo edhe diçka të ndryshojë. Për këtë duhet të ekzistojnë urdhëresa gjyqësore”, ka thënë Zaev.7

Ndërkaq, nga partia opozitare VMRO-DPMNE thanë se edhe ata kanë kuptuar nga fejsbuki se ai është në Hungari.

“Isha duke u përgatitur që të dalë në konferencë për media, dhe më treguan kolegët se ai ka shkruar status në fejsbuk. Nuk kemi informacione se ku gjendet”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Përndryshe, kjo deklaratë e Zaevit vjen pasi që ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social fejsbuk ka njoftuar se gjendet në Budapestë të Hungarisë, ku edhe ka kërkuar azil.

Ndryshe, dje Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, pas njoftimin të Gjykatës se “Nuk është duke arritur ta gjejë Nikolla Gruevskin për t’ia dhënë njoftimin që të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares, për ta vuajtur dënimin me dy vjet burg në rastin “Tank””, ka hapur fletë-arrest për Greuvskin, dhe deri para mesnate ka kryer bastisje në shtëpinë e të apostrofuarit, në shtabin e partisë opozitare VMRO-DPMNE-së dhe në veturat e pjesëtarëve të kësaj partie.

Gruevski është dënuar me dy vite burg në rastin “Tank” të PSP-së për furnizimin e mercedesin me vlerë prej 580.000 euro.