pas raportimit të Gazetës Insajderi për Hamdi Likajn, 10 vjeçarin i cili vuan" />

Pas raportimit të Insajderit, grumbullohen mbi 2 mijë euro për Hamdi Likajn

Pas raportimit të Insajderit, grumbullohen mbi 2 mijë euro për Hamdi Likajn

Më shumë se 2 mijë euro kanë arritur të grumbullohen pas raportimit të Gazetës Insajderi për Hamdi Likajn, 10 vjeçarin i cili vuan nga sëmundja e mushkërive i cili vije nga fshati Krajk i Prizrenit. Për fat të mirë interesimi i njerëzve për të ndihmuar familjen Likaj është duke u rritur dhe brenda ditëve pritet që kjo shumë të rritet.

Lajmin për grumbullimin e mjeteve financiare për Insajderin e ka konfirmuar babai i Hamdiut, Sylejman Likaj.

Ai ka thënë se shumë njerëz si nga Kosova dhe nga diaspora kanë shprehur interesim për ta ndihmuar. Likaj ka falënderuar të gjithë, duke na bërë me dije që menjëherë është nisur për në Shqipëri për të blerë oksigjenin dhe qumështin e veçantë që i duhet për djalin. Qumështi i vije nga Italia, prej nga me autobus ia kanë sjell në Shqipëri.

Të gjithë ata që duan t’a ndihmojnë familjen Likaj që jeton edhe në kushte të rënda ekonomike këta janë numrat e kontakteve:

SYLEJMAN LIKA: 044 341 465, 045 675 931 dhe 045 588 645

Ndërsa ky është numri i xhirollogarisë së Sylejman Likës në NLB Bank: 1705018600636788