Grumbullohen mjetet për operimin e policit Haki Gërguri

Grumbullohen mjetet për operimin e policit Haki Gërguri

Janë grumbulluar mjetet financiare të nevojshme për shërimin e zyrtarit policor të Kosovës, Haki Gërguri, i aksidentuar dy ditë më parë në Komunën e Obiliqit.

Familjarë të zyrtarit policor kanë telefonuar redaksinë e Insajderit dhe kanë njoftuar se fondet për shërimin e familjarit të tyre janë grumbulluar dhe se nuk kanë më nevojë për ndihmë.

Paratë janë të nevojshme si pagesë fillestare për operimin e Haki Gërgurit.

Edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka deklaruar sot se do t’i ofrojë 1 mijë euro për t’i dalë në ndihmë zyrtarit policor. /Insajderi.com