Grumbullohen veteranët te zyrat e OVL-së: “Krejt kemi me ardhë – 60 mijë”

Grumbullohen veteranët te zyrat e OVL-së: “Krejt kemi me ardhë – 60 mijë”

Derisa pjesëtarë të EULEX-it po vazhdojnë bastisjen te zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një numër i madh veteranësh (dhjetëra) janë mbledhur në hyrje të zyrave, njofton Insajderi.

Në një moment, ka pasur edhe një përplasje në mes të policëve të Kosovës, që kanë rrethuar objektin dhe disa veteranëve të pakënaqur nga bastisja e EULEX-it.

Ata kanë thënë se nuk e kanë ndërmend të largohen nga aty, madje vetëm do të shtohet numri i tyre.

Njëri edhe ka deklaruar se “krejt kemi me ardhë”, duke aluduar në të gjithë veteranët që janë në Kosovë – “60 mijë veta kemi me ardhë”.

EULEX qysh në mëngjes ka filluar bastisjen tek OVL-ja. Në fillim nuk ishte e qartë arsyeja, por më vonë Nasim Haradinaj, nënkryetar i kësaj organizate, e i cili nuk gjendet brenda zyrës, tha se e ka telefonuar kryetari, Hysni Gucati, dhe i ka thënë se “po e arrestojnë” dhe më vonë do ta dërgojnë në Hagë.

Megjithatë, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga EULEX, as për arsyen e bastisjes e as për arrestimin potencial të Gucatit./Insajderi.com