Grupi 6+: Do të garojmë të vetëm në zgjedhje

Grupi 6+: Do të garojmë të vetëm në zgjedhje

Përfaqësuesit e Grupit Paramentar 6+ i janë përgjigjur sot ftesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, që të takohen për të biseduar rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, njofton Insajderi.

Pas takimit me Osmanin, Grupi 6+ kanë dalë në një konferencë për media.

Përfaqësuesi i kësaj partie, Fitim Damka, theksoi se janë të gatshëm për zgjedhje kur do që ato caktohen.

Ndërkaq, i pyetur se a do të hyjnë në koalicion me ndonjë parti, ai ka thënë se komunitetet i kanë vendet e rezervuara dhe do të garojnë të vetëm në zgjedhje. /Insajderi.com