“Grupi i Kumanovës”, një i burgosur i vë zjarrin qelisë

“Grupi i Kumanovës”, një i burgosur i vë zjarrin qelisë

Rufki Dogani njëri prej pjesëtareve të Grupit të Kumanovës ka djegur qelinë ku ka qenë i vendosur, raportojnë mediat në Maqedoni.

Rasti ka ndodhur para 30 minutave dhe me këtë rast ai ka marrë lëndime të rënda, thonë familjarë të pjesëtarëve të Grupit.

Ai ka qenë i revoltuar edhe për shkak se nuk i është ofruar ndihma mjekësore që e ka kërkuar nga autoritetet e burgut. Zyrtarisht ende nuk ka informacione lidhur me rrethanat si ka ndodhur rasti, përcjell rtk.