Grupi për Studime Juridike dhe Politike reagon kundër letrës së Mogherinit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike reagon kundër letrës së Mogherinit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka reaguar kundër letra e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, duke e konsideruar si përpjekje për ta kontestuar kornizën demokratike të vendimmarrjes së Republikës së Kosovës.

“Letra në fjalë imponon qartë qëllimin që përfaqësuesi i vetëm në dialog të jetë Presidenti i vendit, z. Hashim Thaçi. Në këtë mënyrë, lë të nënkuptohet se Kuvendi dhe Qeveria, apo kushdo tjetër nuk mund të ushtrojë mandatin përfaqësues dhe kushtetues në këtë proces”.

“ Rikujtojmë që roli i BE-së është lehtësimi i procesit të dialogut, dhe në një rol të tillë BE-ja supozohet që të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje që është e pranueshme dhe që është reflektim i drejtë i institucioneve demokratike të të dyja palëve. Një proces i tillë nuk mund të shërbej si instrument për të rregulluar raportet e fuqive të liderëve politikë ose të riaranzhoj kompentencat të përcaktuara, në rastin tonë, në kushtetutë”, thuhet në reagim.

Sipas GLPS kjo letër duket të ketë qëllim neutralizimin e plotë të rolit përfaqësues dhe përcaktues të Kuvendit të Kosovës në një proces që pritet të përcaktojë të ardhmen paqësore të Kosovës në raport me Serbinë.

“BE-ja nuk mund të ndërhyj në dialog në formë të tillë që cenon rendin minimal të demokracisë së brendshme që është e përcaktuar qartazi në kushtetutën e vendit”.

GLPS kërkojnë nga Presidentit, Qeverisë dhe Kuvendit të refuzoj t’i përgjigjet thirrjeve që përfaqësimi i Kosovës në forumet ndërkombëtare, përfshirë dialogun.

“Në të kundërtën përfaqësimi i Kosovës dhe fati i saj në proceset ndërkombëtare do të mbetet i lidhur me emrat individual, e jo vlerat, qëllimet e parimet e pritura që janë me karakter universal.  Znj. Mogherini dhe z. Hahn duhet të kenë të qartë që veprimet e tilla kanë ndikimin të drejtëpërdrejt në sentimentin pro-evropian të qytetarit të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.