Grupit Parlamentar të AAK-së i bashkohet një deputet

Grupit Parlamentar të AAK-së i bashkohet një deputet

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është shtuar edhe një deputet në Grupin Parlamentar. Bëhet fjalë për deputetin nga komuniteti jo-shumicë, Rasim Demirin.

Ai i tha Insajderi-t, se nga sot ka kaluar në këtë grup të AAK-së në Kuvendin e Kosovës.

Kjo për shkak se Adem Hoxha nga ish-grupi parlamentar 6+ u largua për të kaluar në Listën Serbe.

“Po nga sot jam pjesë e grupit parlamentar të AAK-së”, tha Demiri.

Ai shtoi se në rast se Grupi 6+ arrin të riformohet atëherë do të rikthehem.

“Do të rikthehem në Grupin Parlamentar 6+ në rast se arrijmë të formojmë edhe njëherë”. /Insajderi.com