“Grushte në trup dhe shkelma në bark” – aktivistët tregojnë për dhunën e sigurmit të Oligarkut Mane

“Grushte në trup dhe shkelma në bark” – aktivistët tregojnë për dhunën e sigurmit të Oligarkut Mane

Një grup i aktivistëve të “Organizatës Politike”, janë rrahur me grushte dhe shkelma nga, sigurimi i oligarkut të Samir Manes.

Kjo ka ndodhur për shkak se një numër i këtyre aktivistëve kanë shpërndarë fletushka brenda objektit të qendrës tregtare TEG, në Shqipëri e cila është pronë e oligarkut Mane. Në këto fletushka denoncohej shtypja e minatorëve të Bulqisës nga Samir Mane.

“Mbrëmë rreth orës 18 një grup aktivistësh të Organizatës Politike kanë shpërndarë te TEG-u një fletushkë ku denoncohej shtypja e minatorëve të Bulqizës nga kryeoligarku Samir Mane. Sipas dëshmive, një numër i madh policësh privatë dhe gangsterësh pa uniformë i kanë futur me zor aktivistët në një dhomë të vogël brenda TEG-ut dhe për mbi 15 minuta kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre”, thuhet në një njoftim të “Organizatës Politike”.

Sipas “Organizatës Politike”, thuhet se shtatë aktivistë djemë dhe vajza janë goditur me shkelma dhe grushte nga sigurimi i Samir Manes, të cilët i ndalonin aktivistët t’i shpërndanin fletushkat e tyre.

“Shtatë vajza dhe djem janë goditur me grushte në trup dhe shkelma në bark. Në skena që kujtojnë torturat çnjerëzore të kampeve si Guantanamo, aktivistët janë detyruar të shtrihen përtokë dhe aty janë goditur sërish, sharë me fjalor rrugaçëror dhe kërcënuar me jetë nga qentë e ndërsyer të Samir Manes, të cilët çmendeshin sa herë përmendej emri i padronit të tyre dhe i minatorëve të pushuar nga puna”, ka treguar “Organizata Politike”. /Insajderi.com 

DHUNA E SAMIR MANES NUK NA STEP

DHUNA E SAMIR MANES NUK NA STEPSot pasdite aktivistët e Organizatës kanë zhvilluar një aksion simbolik te TEG-u i kryeoligarkut Samir Mane, duke shpërndarë fletushka të vogla që vinin në dukje të vërtetën e shtypjes së minatorëve. Menjëherë ndaj tyre janë lëshuar si të tërbuar qen roje me uniformë policie private, të cilët kanë goditur dhe tërhequr zvarrë disa aktivistë, duke lemerisur qytetarët e pranishëm. Ne jemi mësuar me dhunën e Samir Manes. E kemi ndjerë që kur për hesap të qendrës së tij tregtare u devijua rruga që të çon në Elbasan. Siç e kanë ndjerë gjithë këta vjet minatorët e Bulqizës duke parë shokët e vdekur, të plagosur dhe të hequr nga puna. Sot është dita që ta kuptojnë të gjithë. Solidariteti me minatorët dhe lufta jonë për drejtësi shoqërore nuk do të ndalen, por vetëm do të intensifikohen. Kryeoligarku do të zbythet!#BojkotoSamirManen

Gepostet von Organizata Politike am Freitag, 27. Dezember 2019