Guardia di Finanza për rastin 2 milionësh: Musliu me kritika ndaj Bajramit

Guardia di Finanza për rastin 2 milionësh: Musliu me kritika ndaj Bajramit

“Në vend që paratë e shteteve mike të orientohen në përkrahjen e bizneseve, ministrja Hykmete Bajrami i shfrytëzon për dështimet e veta”, ka qenë kritikë-akuza e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në drejtim të ministres së Financave, Hykmete Bajrami.

Ministrja e Financave, ka kërkuar nga Guardia di Finanza italiane që të ndihmojnë në zbardhjen e rastit të vjedhjes së dy milionë euro nga buxheti i Kosovës më 9 tetor, njofton Insajderi.

“Njëherit kam kërkuar nga ambasadori i BE-së z.Tomas Szunyog edhe mbushjen financiarë nga BE që Gurdia di Finaza të auditojë Thesarin”, ka shkruar Bajrami të dielën.

Por, sipas Musliut, ministrja Bajrami nuk po arrin që të menaxhojë paratë e shtetit.

“Ministrja Bajrami nuk po arrin as t’i ruaj e as ti menaxhon si duhet paranë publike dhe ato pak taksa të mbledhura ne ketë̈ krizë ekonomike, duke i humbur mbi 2 milionë euro”, tha Musliu. /Insajderi.com

Postimi i plotë: