Gucati: Jam plotësisht i pafajshëm

Gucati: Jam plotësisht i pafajshëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka deklaruar në Gjykatën Speciale se është i pafajshëm në të gjitha pikat për të cilat akuzohet.

Gucati është paraqitur për herë të parë në gjykatë pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij “pengim i drejtësisë”.

Invalidi i UÇK-së, gjatë fjalës që e mori para gjykatësit të Speciales tha se ka luftuar për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe si rezultat i kësaj ishte plagosur.

“Kemi mbrojtur pragun e shtëpisë dhe atdheun tonë dhe si pasojë unë jam plagosur më 3 qershor 1999 dhe sot jam invalid i luftës së UÇK-së. Ne nuk e kemi pushtuar Serbinë, Ne jemi të pafajshëm – unë kam të drejtën e lriisë dhe të shprehjes që në mënyrë të ligjshme t’i mbrojë vlerat e kombit shqiptar dhe të UÇK-së dhe do të vazhdojë t’i mbrojë këto vlera deri në fund. I nderuar gjykatës në të gjitha pikat që u lexuan deri tash e ndjeh vetën të pafajshëm dhe plotësisht i pafajshëm”, tha ai. /Insajderi.com