Gucati e Haradinajn paraqiten para Gjykatës Speciale

Gucati e Haradinajn paraqiten para Gjykatës Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj  do të paraqiten për herë të parë para Gjykatës Speciale si të akuzuar.

Seanca e Dhomave të Specializuara për Hardinajn fillon nga ora 11:00, ndërsa e Gucatit nga ora 14:00.

Dy krerëve të OVL së UÇK-së, iu konfirmuan aktakuzat “pengim i drejtësisë”. Ata u arrestua më 25 shtator nga forcat e EULEX-it.

Disa dokumente misterioze kishin arritur në zyret e OVL UÇK-së dhe Specialja akuzon Nysni Gucatin e Nasim Haradinajn që “cenuan” të drejtën e dëshmitarëve. /Insajderi.com