Gucati për pritjen e Thaçit: S’e kemi organizuar ne – është vullneti i qytetarëve

Gucati për pritjen e Thaçit: S’e kemi organizuar ne – është vullneti i qytetarëve

Qindra njerëz të veshur me simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e në duar me flamuj kombëtarë që dolën për ta pritur, Hashim Thaçin, në pikën kufitare në Morinë u organizuan vetë, dhe dolën në pritje të presidentit nga vullneti i tyre.

Kështu ka thënë kryetari i Organizatë së Veteraneve të Luftës, Hysni Gucati, kur është pyetur për numrin e madh të qytetarëve në kufirin Kosovë – Shqipëri, ku pritej të arrinte Thaçi, njofton Insajderi.

“Nuk është në mënyrë të organizuar, nuk është e organizuar është vullneti i qytetarëve që ta presin liderin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kanë dalur ta presin presidentin e vendit”, ka deklaruar ai.

Gucati është shprehur i bindur se përfundimi i gjykimit potencial të Thaçit, do të shënojë vetëm një triumf tjetër të tij.

“Epilogu do të jetë i dështuar si çdo gjykatë tjetër që ka qenë e dështuar, dhe epilogu do të jetë triumfi jonë, Thaçi ka ditur ta mbrojë vendin gjithmonë. Krime lufte ka bërë Serbia”./Insajderi.com