Fetullah Gulen, njeriu që po akuzohet drejpërdrejtë nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan se ka dhënë direktivat për organizimin e grusht shtetit në Turqi, ka një rrjet të shkollave në Kosovë, nga të cilat është shkolluar edhe djali i presidentit kosovar, Hashim Thaçi.
Shkolla “Mehmet Akif College”, e cila është hapur nga “Lëvizja e Gulenit” në vitin 2000 në Kosovë, është nën drejtim të Fondacionit Arsimor Gulenist.
Në këtë shkollë, përveç fëmijëve të biznesmenëve dhe politikanëve tjerë, është edukuar edhe djali i presidentit kosovar, Hashim Thaçit, Endriti.
Hashim Thaçi është një mik i mirë i Kryeministrit Erdogan, dhe sipas analistëve kosovarë, është Erdogan ai që “ia ngjiti dorën” Thaçit , duke qenë lideri i parë i rangut botëror që e takoi atë pas akuzave të Dick Martyt për implikimin e Thaçit në trafikimin e supozuar të organeve gjatë luftës së viti 1999.
Shkëmbimi i mirësive mes tyre ka qenë i shpeshtë, sikurse vizitat jo të rralla të Erdoganit në Kosovë.
Bizneset turke të lidhura fortë me Qeverinë dhe me vet Erdoganin kanë përfituar koncesionime multi-milionëshe në Kosovë, siç është koncesionimi Aeroporti nga kompania “Limak”.
Erdogan ka akuzuar Gulenin për organizimin e puçit mbrëmë në Turqi, ndërsa Gulen ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë se ai është “fuqishëm kundër përdorimit të ushtrisë në politikë”. /Insajderi.com
Lexoni edhe: I akuzuari për tentim grusht shteti në Turqi, ka një rrjet të shkollave në Kosovë