Vjosa Osmani fillon fushatën – pas “Besimit” kërkon “Guxim”

Vjosa Osmani fillon fushatën – pas “Besimit” kërkon “Guxim”

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, veçse e ka filluar fushatën e saj politike, nën sloganin “Guxo”, njofton Insajderi.

Ajo përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shpjeguar më pas edhe arsyen se pse duhet tash një veprim ti tillë.

Sipas saj, të guxosh në një kohë të pa shpresë është rezistencë.

“Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund”.

Tutje Osmani është shprehur se kur vjen momenti që nevoja për transformim bëhet e pa shmangshme atëherë duhet guximi.

Osmani zgjedhjet e kaluara ku ishte kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, kishte kërkuar besimin qytetar nën sloganin “Beso”./Insajderi.com