Gjashtë shtetasit turq që janë arrestuar sot në Kosovë "po mbahen n�" />

“Gylenistët e arrestuar po mbahen në një vend të fshehtë në Kosovë”

“Gylenistët e arrestuar po mbahen në një vend të fshehtë në Kosovë”

Gjashtë shtetasit turq që janë arrestuar sot në Kosovë “po mbahen në një vend të fshehtë dhe nuk janë ekstraduar në Turqi”, ka thënë sot Bujar Muzhaqi, zyrtar nga Rrjeti i Shkollave Gyleniste në Kosovë.

Në një intervistë me televizionin Kohavision, Muzhaqi ka thënë se nëse gjashtë të arrestuarit do ishin ekstraduar në Turqi, ata do të poshtëroheshin publikisht.

“Po të ishin në Turqi, mediat pro erdogan do të publikonin pamje për t’i poshtëruar”, ka thënë Muzhaqi.

Ai ka thënë se mësimi në shkollat e financuara nga kleriku turk Fethullah Gylen në Kosovë, do të vazhdojnë mësimin rregulisht, pavarësisht situatës së krijuar sot.

Zyrtarisht ende nuk dihet nëse gjashtë shtetasit turq janë ekstraduar tashmë në Turqi, apo jo. Policia e Kosovës dhe Ministria e Brendshme kanë thënë se nuk janë në dijeni lidhur me këto arrestime. /Insajderi.com