Shqipëria ka “poshtëruar” përsëri Rumaninë, dy ditë pasi e mundi në fushën e gjelbër në “Euro 2016”.
Mediat në Rumani kanë raportuar se hackerët shqiptar kanë thyer faqen zyrtare të Federatës së Futbollit në Rumani duke e vendosur flamurin shqiptar dhe mbishkrimin “ALBANIA”.
Siç raporton Insajderi, sajti i Federatës së Futbollit në Rumani ka qëndruar me pamje të tillë për rreth 1 orë dhe aty është shkruar edhe një rresht i këngës “Proud to be Albanian”.
Autoritet e Federatës së Futbollit në Rumani kanë reaguar menjëherë duke hequr këtë mbishkrim, dhe kanë rikthyer faqen e më hershme.
Rumania është eliminuar nga Euro 2016, pasi u mund nga Shqipëria me rezultat 1:0 teksa kombëtarja rumune ka pësuar humbje edhe nga Franca dhe ka barazuar me Zvicrën./Insajderi.com