Hahn: BE ka nënvlerësuar ndikimin e Kinës në Ballkan

Bashkimi Evropian e ka nënvlerësuar ndikimin e Kinës në Ballkan, ka thënë komisionari evropian për zgjerim Johannes Hahn dhe ka shprehur brengosje për shkak të nivelit të borxheve të cilat këto vende marrin prej Pekinit.

Hahn: BE ka nënvlerësuar ndikimin e Kinës në Ballkan

Hahn, në një intervistë për Financial Times, të publikuar sot, ka thënë se është brengosur që disa vende marrin borxhe shumë të mëdha nga Kina për të paguar për infrastrukturë me çka po rritet rreziku nga dëmi afatgjatë për ekonomitë e tyre të brishta.

Sipas fjalëve të tij BE do të ishte partneri i cili do të ishte më fer.

“Kina kurrë nuk kujdeset për atë se a është vendi i aftë t’i paguaj borxhet e tij. Dhe nëse nuk mund të paguajnë ekziston presioni i caktuar që gjërat të kalojnë në pronësi të saj”, ka thënë Hahn.

Ai ka shtuar se evropianët ndoshta nuk janë shumë të shpejtë, ndoshta konsiderohet që kërkojnë më shumë se tjerët por me siguri në fund “ata janë partnerët më fer”.

Siç pretendon Financial Times, rajoni i Ballkanit është vendi ku për ndikim bëjnë garë BE e cila ofron perspektivën e hyrjes për edhe disa vende pas hyrjes së Kroacisë në vitin 2013 dhe Rusia e cila ka lidhje kulturore dhe fetare në rajon.

Mirëpo deklarata e Hahn paralajmëron brengosje se ndikimi i Pekinin mund të jetë burimi  shtesë i jostabilitetet, pretendon gazeta.

“Ndoshta e kemi mbivlerësuar Rusinë dhe nënvlerësuar Kinën, e duhet dyjave t’iu japim vendin përkatës”, ka thënë Hahn.

FT pretendon se Kina kohëve të fundit po investon shumë në Ballkan, gjë që është pjesë e të ashtuquajturit format 16 plus 1, i cili i përfshinë 11 vende të BE dhe pesë vende të cilat nuk janë anëtare e Unionit – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia Veriore, Mali i ZI dhe Serbia.

Më shumë se gjysma e 9,4 miliardë dollarëve të investuara në gjithë 16 vende në vitin 2016 dhe 2017 kanë shkuar në pesë vende të cilat nuk janë anëtare të BE, sipas të dhënave të cilat i ka mbledhur Qendra për Studime Ndërkombëtare Strategjike, pretendon gazeta./Insajderi.com.