Komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johanes Hahn ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian për aprovimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“E mirëpres dritën e gjelbër nga Parlamentit Evropain, për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.
Me 420 vota pro, 186 kundër dhe 22 abstenime, Parlamenti Evropian ka votuar për heqjen e vizave të kosovarëve.