Hahn paraqet raportin për Ballkanin Perëndimor më 29 maj

Hahn paraqet raportin për Ballkanin Perëndimor më 29 maj

Komisionari evropian për Zgjerimin Johannes Hahn do të paraqesë raportet e përparimit në vendet e Ballkanit Perëndimor të mërkurën më 29 maj në Komitetin e Politikës së Jashtme të PE.

Siç njoftohet në faqen e internetit të PE, mbledhja e komisionit në Bruksel fillon në orën 11.00.

Duke iu referuar burimeve diplomatike, televizioni rajonal N1 njoftoi sot se Hahn do të paraqesë opinionin e Komisionit Evropian mbi statusin e kandidatit të BeH në atë takim.

Hahn më herët njoftoi se Komisioni Evropian më 29 maj pritet të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim të plotë me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Në parim,  ishte planifikuar që Këshilli i Ministrave të KE vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me këto vende do ta marrë në qershor, por debati mund të shtyhet për një takim ministror në korrik, në fillim të presidencës finlandeze të BE-së, për shkak se disa vende kërkojnë aprovimin e parlamenteve.