Johannes Hahn, komisionari për Zgjerim i BE-së, nuk pret që të premten presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të arrijnë marrëveshje për çështjet në dialog mes Prishtinës dhe Beogradit.
Hahn nuk pret marrëveshje në raundin e ri të dialogut, dhe thotë se rruga drejt marrëveshjes do të marrë disa muaj. Siç transmeton “Shqip”, ai gjatë vizitës së tij në Tiflisit, të premten, tha se në raundin e ri të dialogut nuk presin ndonjë “finalizimin”, për shkak se është shumë herët.
Ai thotë se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit do të zgjasë disa muaj, dhe thekson se të dy palët duhet të vazhdojnë të punojnë për një marrëveshje. Sipas tij, ka shumë më tepër pyetje që duhet të zgjidhen lidhur me debatin e fundit publik, i cili ka qenë korrigjimi i kufirit.
Në raundin e ri të dialogut me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Federica Mogherini në Bruksel, Hahn pret që të diskutohet për çështjet aktuale politike që kanë ngjallur debat.