Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë sot para Komisionit për Ekonomi, Industri Ndërmarrësi dhe Tregti.
Mbledhja e këtij komisioni fillon nga ora 10:00, njofton Insajderi.
Pasi ministrja të përgjigjet në pyetjet e deputetëve për planin e saj të punës, do të shqyrtohet edhe vjetori i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-ARRU për vitin 2020.
Më pastaj do të bëhet prezantim i Raportit të Implementimit për Kosovën, nga Janez Kopac, Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, më temë “Rruga e Kosovës drejt integrimit evropian të energjisë: Gjendja e zbatimit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë” (prezantimi është virtual dhe mbahet në sallën N-204 nga ora 13:00)/KP. /Insajderi.com