Hajdini: Qeveria i ka 64 vota në Kuvend 1 minut

Hajdini: Qeveria i ka 64 vota në Kuvend 1 minut

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëlzen Hajdini, ka thënë se Qeveria i ka 64 vota në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.

Hajdini në emisionin ‘Debat Plus’ ka thënë se në “në leximin e parë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike ne i kishim 64 vota”.

Tutje ai ka vazhduar duke thënë se  “ajo kohë nuk është aq larg. Edhe tash i kemi 64 vota por është situata pandemike që e dimë të gjithë. Rimëkëmbja nuk nënkupton që do të votohet një projektligj për qeverinë por një projektligj për qytetarin e Kosovës”.

Hajdini thotë se qeveria iu ka bërë thirrje edhe partive opozitare që të dërgojnë propozime për Projektligjin e rimëkëmbjes.

Deputeti i LDK-së thotë se Projektligji i rimëkëmbjes është njëri prej qëllimeve të opozitës që të qeveria të dështojë.

“Jetojmë në demokraci dhe nëse opozita ka votat le ta rrëzojë qeverinë”.

Hajdini thotë se çdo “njeri i shëndoshë” që ka përgjegjësi institucionale duhet të votojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike./Insajderi.com