Hajnat ia vjedhin gruas portofolin nga çanta

Hajnat ia vjedhin gruas portofolin nga çanta

Në Prishtinë dje në mesditë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke tentuar t’i vjedhin portofolin nga çanta viktimës femër shqiptare.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në Prishtinë, ankuesi mashkull serb ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga një objekt kanë vjedhur një kamerë të tipit Sony në vlerë prej rreth 2500-2900 euro.