Dy femra nga fshati Gllanasellë i Drenasit kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në një shitore, kanë hyrë tre persona të dyshuar, të maskuar dhe të veshur me rroba të zeza.
Njëri prej tyre nën kërcenim të armës së ftohtë (thikë) ka grabitur arkën me para kesh si dhe dy pako cigare dhe pastaj janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar.