“Osmani nuk mbijeton pa LDK-në”

“Osmani nuk mbijeton pa LDK-në”

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Limani-Hajnuni, ka deklaruar se Vjosa Osmani është brend i LDK-së dhe jashtë saj nuk mund të mbijetojë politikisht, njofton Insajderi.

Limani-Hajnuni në Info Magazine tha se LDK mund të dëmtohet nga zgjedhjet e reja por ajo që do të dëmtohet më së shumti është vet Vjosa Osmani.

“Vjosa është një politikane e cila që e ka vendos programin e saj përpara dhe unë nuk do e komentojë zgjedhjen e saj përveçse do të them që Vjosa Osmani është brend i krijuar nën llogon e LDK-së, një grua politikane e cila nuk besoj që mund të mbijetojë jashtë LDK-së”.

Deputetja mes tjerash tha se Osmani ka mundur ta gjejë vetën vetëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Në të vetmen parti në të cilën ajo ka mundur ta gjejë vetën dhe të ecë politikisht përpara është LDK-ja”.

Tutje ai ka thënë se “LDK-ja i ka dhënë hapësirën, LDK-ja e ka rritë dhe besoj që vetëm brenda LDK-së do të mund ta mbante primatin e politikanes që tani e ka”.

“Zonja Osmani është liruar prej pozitës së nënkryetares së partisë dhe është liruar prej pozitës së anëtares së kryesisë. Por, është pjesë e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së dhe është pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së”.

Deputetja e LDK-së foli edhe për kandidatin e mundshëm të LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

“Askush nuk ka paragjykuar se zotëri Hoti nuk i ka kriteret të cilat i vendos LDK-ja”.

“LDK ka pas kritere edhe gjatë zgjedhjeve të kaluara do të ketë edhe tani. Askush që ka rënë në kundërshtim me ligjin nuk mund t’i bashkohet listës zgjedhore të LDK-së. Të gjithë kandidatët e listës së LDK-së në zgjedhjet e kaluar kanë qenë persona që nuk kanë pasur asnjë problem me ligjin”.

“Organet e partisë shumë shpejt do të dalin me një emër i cili do të jetë bartës i listës zgjedhore dhe do të dalim me 120 deputetë të cilët do të jenë në garën zgjedhore për këto zgjedhje”.

“Kandidat mundet me qenë Kujtim Shala, Imri Ahmeti, Avdullah Hoti dhe mund të jetë cilado figurë që sot është në LDK e që ka reputacion të madh në publik”, tha deputetja./Insajderi.com