Hajrije Morina zgjidhet drejtoreshë e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

Hajrije Morina zgjidhet drejtoreshë e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

Me 56 vota pro, 18 kundër, Hajrije Morina është zgjedhur drejtoreshë e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, njofton Insajderi.

Në votimin e fshehtë të sotëm në Kuvendin e Kosovës, shumica e deputetëve të pranishëm kanë votuar pro Morinës në përzgjedhjen e saj në këtë pozitë.

Kështu bëri të ditur pas procesit të votimit, anëtarja e Komisionit të formuar për zgjedhjen e drejtorit të këtij institucioni, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, e cila vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas procedurës së votimit të fshehtë të deputetëve të Kuvendit të Republikës, ju njoftoj se 75 deputetë kanë marrë pjesë në votim, prej të cilëve një fletëvotim është i pavlefshëm”.

“Hajrije Morina ka marrë 56 vota, ndërsa Lulzim Rexhepaj 18 vota. Sipas këti rezultati znj.Hajrije Morina ka marrë votat e mjaftueshme që të zgjedhet në këtë pozitë”, ka thënë ajo.

Morina është zgjedhur në pozitën e drejtoreshës së këtij institucioni me mandate pesë vjeçar.

Me zgjedhjen e Morinës drejtoreshë të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet në seancën e sotme plenare. /Insajderi.com