Deputeti i Vetëvendosjes e thumbon Qeverinë Hoti. Ai thotë se kjo qeveri është e pa vlerë në dialog dhe nuk e di se çka e pret në Uashington.
Në emisionin Specil në Klan Kosova, deputeti i Vetëvendosjes Hajrullah Çeku ka thën se “kryeminsitri Hoti kot që shkon në dialog. Ai nuk di asgjë, nuk e ka idenë se çka e pret”, njofton Insajderi.
Qeveria e tij ilegale dhe jo legjitime është tërësisht e parëndësishme në këtë proces dialogu.
“Aktori i vërtetë i këtij procesi të dialogut është presidenti Thaçi, i cili me anë të disa mbështetjeve nga disa miq të tij së bashku me presidentin e Serbise, Aleksandër Vuçiq, po e shtyjnë përpara ndarjen e Kosovës”, ka thënë mes tjerash Hajrullah Çeku.
I pyetur se a është garanci prania e ShBA-ve se dialogu nuk do të jetë i dëmshëm për ne? – Ai tha “se vetë zyrtarë të SHBA-ve janë ata që e promovuar shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë”. /Insajderi.com