“Luftë e të gjithëve, jo e individëve”

Hajrullah Çeku: Mos e barazoni UÇK-në me individë

Deputeti i Vetëvendosjes Hajrullah Çeku ka thënë se lufta çlirimtare është e të gjithëve. Mos e barazoni me individë të caktuar.

Hajrullah Çeku: Mos e barazoni UÇK-në me individë

Në emisionin Info Magazinë, deputeti i Vetëvendosjes Hajrullah Ceku ka thënë se nuk barazohet UÇK-ja me individë dhe se lufta çlirimtare është e të gjithëve, njofton Insajderi.

“Në momentin që disa individë i barazoni me UÇK-në nëse nesër këta dënohen, i bie që UÇK ka qenë e papastër dhe lufta ka qenë e padrejtë. Prijësit kanë qenë shumë të rëndësishëm por lufta ka qenë e popullit. Nëse dënohet individi i bie se lufta ka qenë e papastër. Lufta e drejtë e Kosovës është në pyetje dhe jo një strukturë që ka udhëheqë”.

Çeku më pas ka shtuar se është padrejtësi e bashkësisë ndërkombëtare që në vend se ta drejtojë presionin kah Serbia po e sulmon luftën çlirimtare të popullit të Kosovës./Insajderi.com