Hajvali: Derisa po voziste qëllohet me armë zjarri nga disa persona

Hajvali: Derisa po voziste qëllohet me armë zjarri nga disa persona

Derisa ishte duke vozitur një person është shtënë me armë nga disa të tjerë, të paidentifikuar deri më tani gjatë mbrëmjes së djeshme në Hajvali, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se viktima e këtij rasti ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se vetura e ankuesit është qëlluar me armë zjarri si dhe kanë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja dhe dy predha të cilat dyshohet se mund të jenë të AK47.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Pavarësia, Hajvali 20.02.2021  – 22:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij me targa vendore persona deri më tani të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se vetura e ankuesit është qëlluar me armë zjarri si dhe kanë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja dhe dy predha të cilat dyshohet se mund të jenë të AK47. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com