“Hajvan i Tiranës” – Matoshi i reagon filozofit të VV-së që i etiketoi si serbo-rus politikanët dhe gazetarët e Kosovës

“Hajvan i Tiranës” – Matoshi i reagon filozofit të VV-së që i etiketoi si serbo-rus politikanët dhe gazetarët e Kosovës

Publicisti Halil Matoshi e ka quajtur “hajvan” dhe “nanë të viçit” zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Hysamedin Ferajn.

Reagimi i Matoshit ndërlidhet me një deklarim skandaloz të Ferajt, i cili etiketoi si “serbo-rus”, të Dërguarin Special të ShBA-ve për Dialogun, Richard Grenell, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe disa pronarë mediash në Kosovë.

Sipas Matoshit, do duhej të jesh “shumë mizor ose hajvan” për të akuzuar si “pro-rus” njerëzit që kanë derdhur gjak për Kosovën.

“Me deklaru si zyrtari i VV në Tiranë Hysamedin Feraj, se krejt rivalët politikë dhe krejt media që nuk mendon si ai, përkasin në lobin rus-serb në Kosovë, madje edhe ata që kanë derdh gjak për këtë vend, si Haradinajt dhe mija dëshmorë t’Atdheut, duhesh me qenë ose shumë mizor ise shumë hajvan”, ka thënë Matoshi.

“Albini hesht. Mirë bën, sepse po get e ka kuptu se Feraj âsht nana simbolike (vizuele) e viqit, asi e tetrapakut!”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Në një shkrim skandaloz në Facebook, në të cilin e ka akuzuar si “pro-rus” zyrtarin e lartë të administratës Trump, Hysamedin Feraj ka linçuar edhe pronarë mediash.

Ka thënë se Grenelli dhe mediat po lobojnë për “kthimin e pjesshëm ose të plotë të Serbisë në Kosovë”.

“Kthimin e pjesshëm ose të plotë të Kosovës nën Serbinë lobi serbo-rus në SHBA, me përfaqësuesin e vet më të pushtetshëm Richard Grenell, duhet ta bëj pa armë”, ka shkruar Feraj.