Hakerët mund të përdorin karikuesit për të shkatërruar telefonat

Hakerët mund të përdorin karikuesit për të shkatërruar telefonat

Ky është paralajmërimi i gjigantit Kinez Tencent i cili zbuloi një problem serioz sigurie në pjesën më të madhe të karikuesve në shitje.

Jo të gjitha sulmet kibernetike kanë për synim vjedhjen e të dhënave. Nganjëherë ato synojnë shkatërrimin e sendeve fizike përmes teknikave dixhitale.

Ky është paralajmërimi i gjigantit Kinez Tencent i cili zbuloi një problem serioz sigurie në pjesën më të madhe të karikuesve në shitje.

Kur lidhni pajisjen tuaj me një karikues të teknologjisë së shpejtë, është një komunikim mes pajisjes dhe karikuesit në mënyrë që procesori të realizohet i sigurtë.

Ky komunikim menaxhohet nga firmware në pajisje dhe firmware në karikues. Por hulumtuesit e Tencent kanë provuar se një karikues i kompromentuar mund të dërgojë më shumë energji tek pajisje efektivisht duke e shkatërruar atë.

Duke qenë se karikuesit e shpejtë janë në vetvete pajisje inteligjente, ato janë të hapura ndaj sulmeve. Sulmi është i thjeshtë. Një maluerë dërgohet në smartfon dhe hakeri komunikon me karikuesin duke ndryshuar firmware dhe shndërruar atë në një armë të vërtetë.

Tencent ka përpiluar një video demo ku tregon sesi karikuesi mund të kompromentohet. Hulumtuesit kanë identifikuar 234 karikues të shpejtë dhe testuar 35 prej tyre. Të paktën 18 kishin probleme dhe 11 prej tyre më të rrezikuar. /Insajderi.com