Haki Abazi: Avdullah Hoti është “analfabet funksional”

Haki Abazi: Avdullah Hoti është “analfabet funksional”

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka shkruar përsëri për takimin e 4 shtatorit në Uashington në mes Kosovës dhe Serbisë, ai e ka quajtur “analfabet funksiona”, kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Ai ka thënë se kjo Qeveri ‘është kërcenim i rrezikshëm për interesin e shtetit dhe kombit”.

Sipas tij, Kosovës nuk i duhet një ekonomi më e integruar me Serbinë për shkak të varësisë nga ekonomia e Serbisë, njofton Insajderi.

“Problemi me Serbinë nuk është ekonomik, e as nuk ka të bëjë me kalimin e makinave me qira ne kufinjë. Problemi me Serbinë është që perveç që nuk e pranon gjenocidin e bërë disa herë mbi shqiptarët gjatë historisë, Serbia nuk e duron ekzistencën e barabartë të SHQIPTARËVE e aq me pak atyre që mund të jetojnë afër resurseve natyrore e ekonomike e që mund të bëhen një ditë te fuqishëm ekonomikisht në rajonin e Ballkanit”, ka thënë ndër tjerash Abazi. /Insajderi.com

Kosovës nuk i duhet integrim me ekonominë e Serbisë.Kjo qeveri është kërcnim i rrezikshëm për interesin e shtetit dhe…

Gepostet von Haki Abazi am Dienstag, 1. September 2020