Haki Abazi i ashpër me pretendimet e AAK-së për postin e presidentit

Haki Abazi i ashpër me pretendimet e AAK-së për postin e presidentit

Ish-zëvenëskryeministri, Haki Abazi, ka qenë shumë i ashpër në lidhje me pretendimet e Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës, që posti i presidentit t’i takojë, Ramush Haradinajt.

Abazi, ka thënë se me 8% të votave nuk mund të synohet posti i presidenti, por sipas tij kjo ndodh në një Qeveri siç e ka quajtur Abazi, “kriminale” dhe “jokushtetuese”.

“Në Kosovë shpallet kandidatura për president me më pak se 8% votues në disa zgjedhje dhe atë për të zëvendësuar një President poashtu të zgjedhur me një inxhinering djallëzor e antidemokratik e besa edhe i korruptuar, gënjeshtar e i rrethuar me milionerët e privatizimit dhe kapësit e buxhetit të shtetit”, ka thënë Abazi.

Të mërkurën, AAK, pas mbledhjes së strukturave udhëheqëse ka shprehur qartë mundësinë që Ramush Haradinaj të jetë president i ardhshëm, për këtë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se posti i presidentit do të diskutohet me partnerët e koaliconit. /Insajderi.com/