Haki Abazi jep dorëheqje nga Komisioni Hetimor për Energji

Haki Abazi jep dorëheqje nga Komisioni Hetimor për Energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga Komisioni Hertimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Abazi ka bërë të ditur për Shqip.com, se dorëheqja e tij ka ardhur pasi që është shumë i angazhuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

“Po kamë dhënë dorëheqje nga komisioni dhe arsyeja është se jam shumë i angazhuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë”, ka bërë të ditur Abazi.

Ndryshe ky komision udhëhiqet nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa dhe anëtarë të tjerë janë nga PDK, Rashit Qalaj, ndërsa nga LVV-ja, deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje./Insajderi.com