Haki Abazi krahason Thaçin e Mustafën me Millosheviçin

Haki Abazi krahason Thaçin e Mustafën me Millosheviçin

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, vazhdon sulmet në drejtim të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi, shkruan Insajderi.

Zëvendësi i Kurtit, i ka krahasuar presidentin Thaçi  e ish kryeministrin Mustafa, me ish presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviçiqin.

Sipas Abazit, është jo kushtetuese ajo çfarë po duan Thaçi e Mustafa, madje, e barabartë me masat e dhunshme që i kishte vendosur dikur Millosheviçi.

“Duke keqpërdorur situatën me COVID-19, nuk vjedhet DEMOKRACIA e as legjitimiteti. Kjo që po do Thaçi dhe Mustafa është jokushtetuese dhe e barabart në vendimet për masa të dhunshme që dikur kishte vendosur Milloshevic duke larguar institucionet që kanë burimin në votën dhe vullnetin qytetarë. Në demokraci nuk ka vend për centrifugë”, tha Abazi në një shkrim në rrjetin social Facebook.

Numri dy i qeverisë ka pyetur Thaçin e Mustafën, “Pse po kanë frikë nga zgjedhjet?”.  ​/Insajderi.com