Haki Abazi i reagon Richard Grenellit. Thotë si ai zodhi njerëz që i bëhen bisht Thaçit. Qeveria Kurti ka qenë e gatshme për bashkëpunim me qeverinë amerikane.
Në lidhje me deklarimin e të dërguarit amerikan për dialogun, Richard Grenell, se Albin Kurti ka refuzuar të bashkëpunojë me ShBA-të, ka reaguar ish zëvendëskryeministri Haki Abazi, njofton Insajderi
Ai në një prononcim për Klan Kosova ka thënë se “Qeveria Kurti ka qenë e hapur që të bashkëpunonte me ShBA-në”.
Më pas Abazi ka shtuar se ishte vetë Grenelli ai që zgjodhi në takimin e Berlinit të bashkëpunonte me njerëz të cilët pranuan të bëhen bisht i Hashim Thaçit.
“Por Grenell ka zgjedhur që nga takimi me Agim Veliun, Avdullah Hotin e Skender Hysenin në Berlin – që të gjejë një formë tjetër përmes njerëzve të cilët kanë pranuar t’i bëhen bisht Thaçit në agjendën e tij”.